×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëshoje rrymën, largoje KEDS-in”, “Asnjë cent më shumë”, qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministres Rizvanolli

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 13:53

    “Duam rrymë e jo arsyetime”, “Asnjë cent më shumë”, “Lëshoje rrymën, largoje KEDS-in”, janë disa prej sloganeve të një grupi qytetarësh që po protestojnë më 27 dhjetor në Prishtinë.

    Disa protestues u mblodhën pranë ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), për të protestuar kundër reduktimeve të rrymës për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet Kosova.

    Protestuesit bën thirrje edhe për shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Por në këtë protestë kanë marrë pjesë numër i vogël i qytetarëve

    Pasi gjuajtën poça tek objekti i KEDS-sit, protestuesit marshuan drejt objektit të Qeverisë.

     

    Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë deri 60 ditë.

    Kujtojmë se sot kryeministri Albin Kurti tha se kanë arritur të stabilizojnë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.

    Për shkak të krizës, prej 22 dhjetorit në Kosovë, konsumatorët po përballen me reduktime të energjisë elektrike prej 2 orësh. Megjithatë, disa qytetarë kanë raportuar se po kanë reduktime më shumë se 2 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!