×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit fillojnë të grumbullohen pranë ndërtesave komunale në veri, Policia: Situata është e qetë

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 8:09

    Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.

    Në Leposaviq dhjetëra persona tashmë janë grumbulluar pranë rrethojave të KFOR-it.

    Grumbullimi i protestuesve serbë ka nisur pranë objekteve të komunës edhe në Zubin Potok e Zveçan, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aktualisht situata në këto tri komuna është e qetë.

    “Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, thotë Veton Elshani nga ky institucion për REL.

    Sipas tij, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

    Kjo është dita e tretë e protestave, që u përcollën me tensione e dhunë nga protestuesit serbë.

    Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

    Po ashtu u sulmuan edhe shumë ekipe gazetarësh. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!