×
  • Lajme
  • Lajme

    PSHDK del me kandidat për kryetar të Gjakovës, prishin marrëveshjen me AAK-në

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 15:29

    PSHDK, pas disa vitesh bashkëpunim me AAK-në në Gjakovë, në zgjedhjet e 14 tetorit do të garojnë me kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune.


    Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është hera e parë që PSHDK garon e vetme në zgjedhje lokale në Gjakovë. Në vitet e fundit kjo partie për kryetar komune ka mbështetur AAK-në.

    Elektorati i PSHDK-së në Gjakovë shihet si përcaktues në rezultatin zgjedhor të kësaj komune, në garën për kryetar dhe tradicionalisht kanë mbështetur AAK-në në Gjakovë.

    Kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjakovës, Ferdinad Kolaj, aktualisht është drejtor për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, nga marrëveshja për bashkëqeverisje lokale e zgjedhjeve të kaluara mes AAK-së dhe PSHDK-së, dhe performanca e tij është vlerësuar e suksesshme.

    Ndryshe, partitë politike kanë afat deri sot në ora 16:00 për t’i paraqitur kandidaturat e tyre në KQZ. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!