Veturën ‘Cadillac’ që dikur e voziste ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, sot e posedon ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Astrit Haraqija.
Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, posedonte disa vetura sa ushtronte këtë detyrë. Shumica nga to ishin prodhim amerikanë dhe kishin fuqi të madhe të motorit.
Njëra nga veturat e tij ka qenë edhe një ‘Cadillac Deville’, ku ka pasur një motor prej 32 ventila dhe i pajisur me 275 kuaj fuqi, që për atë kohë të rralla kanë qenë veturat me këtë kapacitet të motorit.
Këtë veturë sot e vozit dikush tjetër. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës Astrit Haraqijan.
Haraqija ka qenë përkrahës i madh i Ibrahim Rugovës dhe njëri nga personat më të afërt me familjen e presidentit, përcjell gazetametro.
Ai këtë veturë ‘Cadillac Deville’ a ka marrë dhe e ka riparuar tërësisht dhe ka disa vite që e vozit, ku shihet shpesh në rrugët e kryeqytetit.
Siç shihet edhe në fotografi, vetura është e regjistruar me tabela të rajonit të Gjakovës dhe në tabelën e saj mban të vendosur një flamur Dardan apo siç edhe njihet flamurin e presidentit Rugova.