×
  • Lajme
  • Lajme

    Punësime familjare edhe në BQK, punësohen dhëndrri i Presidentit dhe nipi i Zonjës së Parë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 19:38

    Pas Telekomit të Kosovës edhe Banka Qendrore e Kosovës ka hapur dyert e punësimeve për familjarë të politikanëve.


    Më 25 tetor të vitit 2018, Lulëzim Dragusha mori kontratë të rregullt punësimi nga BQK. Dragusha, është bashkëshorti i deputetes Evgjeni Thaçi, vajzës së vëllait të madh të presidentit, Ganiut, në këtë institucion është zyrtar i lartë për Koordinim me Rregullatorët e Institucioneve Financiare.

    BQK është arsyetuar se dy herë ka shpallur konkurs për këtë pozitë, dhe në të dy konkurset kushtet i ka plotësuar vetëm Dragusha, e i cili, sipas BQK-së, ka shkollim adekuat për këtë pozitë.

    Pos Dragushës, edhe një familjare e presidentit është e punësuar në BQK, raporton KTV.

    Bëhet fjalë për Albana Thaçin nga fshati Burojë, një kushërirë e afërt e presidentit. Ajo në fundvitin e 2018-s u punësua aty si zyrtare e Pranimit.

    Edhe për këtë Banka Qendrore thotë se u ndoqën procedurat e rregullta të punësimit.
    Jo vetëm presidenti ka punësuar familjarë në BQK, edhe bashkëshortja e tij Lumnije Thaçi ka ushtruar ndikimin e saj për ta punësuar nipin, Alban Gërxhaliu, në këtë institucion financiar.

    Vite më parë, ai u emërua zyrtar për Integrime Evropiane, në BQK.

    Sipas KTV-së, Zonja e Parë i ka shkuar personalisht në zyrë, ish-guvernatorit të BQK-së, tash ministër i Financave, Bedri Hamzës, për takim.

    Banka Qendrore ka bërë të ditur se Gërxhaliu u punësua në fundin e vitit 2015. Edhe në rastin e nipit të Zonjës së Parë , BQK-ja thotë se ai ishte më i miri.

    Në fund, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se në të tri proceset e rekrutimit të sipërpërmendura, BQK-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë nga kandidatët që kanë qenë të përfshirë në proceset e konkurseve për të tri pozitat në fjalë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!