×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori që mbeti me orë i varur në vinç në autostradën “Arbën Xhaferi” tregon momentet e tmerrit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 18:09

    Përparim Sadiku, punëtori i cili mbeti i varur në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”, ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar ditën e 26 tetorit të vitit të kaluar.


    Ai tregon se e kishte njoftuar shoferin që komandonte pajisen për rrezikun, po ishte injoruar.

    “E kom pyet at turkun në gjuhën e tyre dhe më ka thënë që mundesh me vazhdu punën se është e sigurt. Kom kërku me lidh rrypinë në ropot kur kom mbrri në mesin e trarit, dhe shoferi e ka rrit komandën, trari ka qenë 45 metra i gjatë. Njona anë ka qenë e lidhur dhe tjetra jo dhe ky ka qenë gabimi. Unë e pash çka po ndodhë dhe kom bërtit në gjuhën turke ndale, ai nuk e ka ndal dhe trari ka rrutullu”, ka deklaruar Sadiku për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka treguar se ka paditur kompaninë “Bechtel&Enka” për moskompensim.

    “Unë jam lënduar, e kam qenë i rrezikuar për vdekje. Ne jemi ankuar por nuk kemi pasur edhe shumë njohuri. Asnjë organizatë joqeveritare nuk më ka ftuar përpos inspektoratit policisë dhe Refki Suma (kryetari i Hanit të Elezit) po më ka thirrur”, ka deklaruar ai.

    Ai ka treguar që prijësit e kësaj kompanie shpesh edhe u kanë bërë presion pasi kishin frikë nga dënimi prej shtetit të Kosovës nëse punët nuk kryhet me kohë.

    Sadiku thotë se tash është i papunë, ndërsa ka thënë se nga paga bazë që e kishte 900 euro tash merr vetëm 30 përqind të kësaj page.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!