×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi

    Punimet në rrugën te “Xhamia e Llapit”, Mustafa godet Përparim Ramën: Po bëhen eksperimente në Prishtinë

    Reporteri
    01 Gusht 2026 | 19:38

    Ish-kryeministri që dikur ka qenë edhe kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kundërshtuar punimet që po zhvillohen në rrugën pranë “Xhamisë së Llapit”.

    Mustafa ka thënë se rruga Ilir Konusheci, te Xhamia e Llapit është nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi.

    Mustafa ka se ky është vendim arbitrar, duke shkruar  se banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë.

    “Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.”, ka shkruar Mustafa ndër të tjera.

    Postimi i plotë:

    Pse po ngushtohet rruga Ilir Konusheci, te Xhamia e Llapit. Njëra nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi. Rrugë që u zgjërua në 12 metra nga koha kur reformatori i madh i Prishtinës, Nazmi Mustafa ishte kryetar. Banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë, sepse besoj që është vendim arbitrar, cili nuk respekton interesat e banorëve, të bineseve të vogla dhe të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja e Prishtinës nuk ka të drejtë që në këto forma të eksperimentojë me qytetarët. Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!