×
  • Lajme
  • Lajme

    “Putin, i fiksuar pas Kosovës”, thotë Kurti për El Pais

    Reporteri
    19 Gusht 2022 | 14:02
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti / Foto: El Pais

    [Vladimir] Putin është i fiksuar me Kosovën, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti e quajti “president despotik” presidentin e federatës ruse, Vladimir Putin, i cili, siç tha kryeministri, “e urren unionin evropian dhe dëshiron të destabilizojë kontinentin evropian”.

    “Nisi me ndjenja nostalgjie ndaj Bashkimit Sovjetik dhe përfundoi duke u ndjerë nostlagjik për Perënadorinë Ruse. Është i fiksuar pas Kosovës”, i tha Kurti gazetës spanjolle.

    Në linjë me këtë, kryeministri tha se Putin mendon se “nëse NATO mund ta bënte [intervenimin] në Kosovë, edhe unë mund ta bëj në Ukrainë”.

    “[Putin] dëshiron të tregojë që intervenimi perëndimor në Irak dhe Afganistan ishte i pasuksesshëm, dhe se se suksesi në Kosovë ka qenë thjesht i përkohshëm”.

    Ne duam të dëshmojmë të kundërtën, i tha kryeministri gazetës spanjolle.

    “Që Kosova është një tregim suksesi kumbues”.

    Në këtë kuptim, tha ai, mbrojtja e NATO-s ndaj Kosovës është e rëndësishme, por edhe anasjelltas.

    Në lidhje me masat e reja reciproke të qeverisë kosovare, Kurti tha se janë masa reciproke, ligjore dhe paqësore.

    “Por, janë ata që përdorin struktura ilegale për të vendosur barrikada dhe për të shtënë mbi policinë tonë”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë intervistës për gazetën prestigjioze spanjolle, “El Pais” / Foto: El Pais

    Në lidhje me ata se a ishte kjo koha më e mirë për lëvizje të tilla, Kurti tha se “nuk mendoj se duhet që ligjshmëria të shihet mbi terme taktike”.

    “Duhet të luftojmë korrupsionin dhe krimin në mënyrë normative, jo në kuptimit taktik utilitar”.

    Ne nuk do të zmbrapsemi nga kjo. Do të minimizojmë çfarëdo lloj përdorimi të dhunës”, i tha Albin Kurti “El Pais”-it, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në lidhje me mosnjohjen e Spanjës, kryemienistri tha se nuk duhet të jetë kështu.

    “Spanja duhet ta njohë Kosovën. E di sa ka disa shqetësime që rasti i Kosovës mund të ngritë tensione në disa zona të Spanjës”.

    Kurti gazetës spanjolle ia citoi fjalët e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare se “Spanja kurrë nuk duhet të krahasohet me Serbinë, ngase Serbia kreu gjenocid në Kosovë”.

    “Mendoj pikërisht se duke e njohur Kosovën, Spanja do të dëshmonte se Katalunia dhe Shtetet e Vendi Bask janë krejtësisht të ndryshme nga rasti ynë”.

    Spanja do të përfitonte nga njohja e Kosovës, tha Kurti, derisa shtoi se në nëntor do të udhëtojë për në Madrid për të marrë pjesë në konferencën e Internacionales Socialiste.

    “Pedro Sanchez na ka borxh një vizitë”, tha Kurti duke thënë se herën e fundit kryeministri spanjoll nuk e vizitoi Kosovën në turin ballkanik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!