×
  • Lajme
  • Lajme

    Putin në takim me Vuçiqin: Po e vëzhgojmë nga afër situatën në Kosovë

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 12:06

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Pekin është takuar edhe me presidentin rus Vladimir Putin është me të cilin ka biseduar edhe për situatën në Kosovë.


    Putini ka konfirmuar se Moska zyrtare po vëzhgon nga afër situatën dhe se do të ofrojë mbështetje për Serbinë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

    Në fillim të takimit dypalësh,  siç raporton Novosti, Vuçiq u ankua se nuk po i kupton, siç u shpreh ai lëvizjet e pabesueshme të Prishtinës. Temë e bisedës thuhet se ishte gjithashtu edhe takimi i ardhshëm në Berlin.

    Putin thuhet se falënderoi Presidentin rus për mbështetjen e tij, veçanërisht kur është fjala për ruajtjen e integritetit territorial dhe integritetit të vendit.

    Ndërkaq Putin u shpreh se Rusia po e vëzhgon nga afër situatën në Kosovë dhe se do t’i ofrojë mbështetje Serbisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!