Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi me një marrëveshje për normalizim dhe njohje reciproke, tha ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Është e domosdoshme, tha Hoti, që të sigurohet kohezion i brendhsëm politik dhe shoqëror për të mbështetur qeverinë në dialog për marrëveshje finale me Serbinë.
Megjithëkëtë, deputeti i LDK-së, u ankua për mostransperencë e moskomunimin nga ana e qeverisë sa i përket dialogun me Serbinë, ndonëse Kuvendi ka miratuar rezolutë ku i kërkon kryeministrit të raportojë pas çdo raundi të dialogut.
Shkrimi i plotë i Hotit:
LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale.
Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkon Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend.
Kryeminsitri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend. Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut.
Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale.