×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës: Kemi 1.37 miliardë euro më shumë të hyra nga Dogana se vitin e kaluar

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 20:00

    Qeveria e Kosovës thotë se duke luftuar korrupsionin në kufi, ka ndaluar futjen e mallrave të kontrabanduara që pasurojnë kriminelët, grupet e individët e lidhur me ta, që dëmtojnë buxhetin duke i ikur tatimit dhe dëmtojnë bizneset duke prishur konkurrencën, shkruan Reporteri.net.

    “Të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliardë euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

    Sipas Qeverisë, kjo është bërë pa ndryshime në politika fiskale.

    Sa i përket vlerave të mallrave të konfiskuara, sipas Qeverisë së Kosovës, në vitin 2020 ishte 4.360.809 euro ndërsa më 2021 9.096.050 euro.

    Ndërkaq, sa i përket sasisë, në vitin 2020 thuhet të kenë qenë 113 raste ndërsa në vitin 2021 264.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!