×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës planifikon reformën e sistemit pensional sivjet

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 17:18

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos ketë asnjë të tillë nën 100 euro, shkruan Reporteri.net.

    Kësisoj, thotë Kurti, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%.

    “E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”, shkroi Kurti në Facebook.

    Kryeministri Kurti tutje thotë se “Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”.

    Vendimi për rritjen e pensioneve është marrë në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës, për këtë vit.

    Në kuadër të Pakos së Qeverisë për Ringjallje Ekononike, autoritetet në Kosovë patën rritur pensionet në Kosovë, që ishin nga 75 deri në 90 euro, në shumën prej 100 eurosh.

    Personat me aftësi të kufizuara kanë marrë pension prej 75 eurosh, ndërsa pensionet bazike, ato familjare dhe ato invalidore kanë qenë 90 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!