×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Qeveria ia ndan Telekomit 20 milionë euro hua për investime kapitale

    Reporteri
    16 Dhjetor 2022 | 22:55

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se ia kanë ndarë 20 milionë euro hua Telekomit të Kosovës, para këto që të përdoren për investime kapitale.

    Sipas Kurtit, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje ka bilanc financiar pozitiv.

    “Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua të cilat do të përdoren për investime kapitale. Sivjet, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje publike ka bilanc financiar pozitiv”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!