×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton masat e reja anti-Covid, mbyllje për 11 ditë, kthehet ora policore

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 15:57

    Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga e mërkurja do të rikthehet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.


    Qytetarëve do të ju lejohet lëvizja e lirë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, përveç rasteve të emergjencave shëndetësore.

    Lokaleve të gastronomisë do të ju lejohet të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “shërbim me porosi” dhe “drive thru”.

    Marketet, farmacitë dhe furrat do të lejohen ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.

    Institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin si deri më tani, ndërkaq edhe provimet mund të mbahen duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u ndarë në grupe nga 10 persona.

    Konviktet dhe menzat do të pezullojnë aktivitetet nga data 7 deri më datën 18 prill.

    Marketet e mbyllura ushqimore janë të obliguara të përcaktojnë numrin e konsumatorëve dhe të shënojnë numrin maksimal të lejuar brenda në të njëjtën kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!