×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 10:58

    Qeveria ka miratuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

    Kryeministri Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka objektiv luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    Haxhiu ka thënë se nëse byroja vëren se një zyrtar ka pasuri qe s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon gjykatës konfiskimin e saj. Sipas Haxhiut, Byroja do të jetë institucion i pavarur dhe do i japë llogari Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!