Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor në mbledhjen e mbajtur sot.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përmes këtij ligji synojnë të ulin pabarazinë në mes qytetarëve sa i përket shërbimeve shëndetësore.
E ministri i Shëndetësisë, Arbe Vitia tha se ky projektligj, është nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.
“Përkundër vonesës pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkaqe procedurale, sot nis sërish rrugëtimin për miratim të plotë”, tha Vitia.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2024. /Reporteri.net/