Godinat e Qeverisë nuk janë duke i zënë nëpunësit shtetërorë. Prandaj, Ekzekutivi është duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje, nëpërmjet së cilës duhet t’iu bëjë vend edhe 2.600 të punësuarve, për të cilët nuk ka hapësirë në ndërtesat që janë në pronësi të Ekzekutivit.
Mbështetur në një dokument zyrtar, në objekte me qira aktualisht janë të vendosur 1.211 të punësuar të Qeverisë. Kostoja vjetore për këtë qira është 1.675.200.00 euro, shkruan sot Koha Ditore. Por pas zhvendosjes së disa institucioneve këtë vit, në hapësira me qira është paraparë të vendosen edhe 1.350 zyrtarë të tjerë.
“Pra, gjatë vitit 2019…, totali i zyrtarëve që duhet të akomodohen është rreth 2.600”, thuhet në këtë dokument. “Duke pasur parasysh koston aktuale që paguajmë për qira dhe duke shtuar këtu edhe koston shtesë që është, atëherë shuma vjetore që do të shpenzohet për qira është rreth 3.500.000.00 euro. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh kostoja shtesë e mirëmbajtjes dhe e shpenzimeve komunale që rritet në këtë rast, e sipas analizës diku rreth 40 për qind e qirasë vjetore”.
Bazuar në këtë analizë, krahas qirasë vjetore prej 3.5 milionë eurosh për 2.600 zyrtarë, edhe një milion euro është kostoja e shpenzimeve shtesë, që përfshin mirëmbajtjen dhe shpenzimet komunale. Kësisoj, kostoja vjetore për zyrtarët që nuk i zënë ndërtesat e Qeverisë mbërrin në 4.5 milionë euro
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.