×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeverisë i kërkohet që të marrë masa urgjente për ofrimin e një shoqërie të sigurt për personat LGBTI

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 16:14

    Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut organizatat e shoqërisë civile me pankarta në duar me mbishkrime “Polici seksiste”, “asnjë ma shumë”, “boll ma” marshuan nga sheshi në drejtim të objektit të policisë, prokurorisë e Këshillit Gjyqësor. Aty edhe u vendosen këto pankarta.

    Kështu ata po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara, të dhunuara, të ngacmuara e drejtësi për 11-vjeçarin Kujtim Veselin që u përdhunua e më pas u vra. Institucioneve shtetërore po u kërkohet që plotësohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara. Po ashtu Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që të marrë masa urgjente për ofrimin e një shoqërie të sigurt për personat LGBTI

    Nol Musa nga YIHR tha se qeveria duhet të marrë masa urgjente për ofrimin e një shoqërie të sigur për personat LGBTI.

    “Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente për ofrimin e një shoqërie të sigurt për personat LGBTI. Që nga krijimi i qeverisë Kurti nuk ka asnjë plan konkret për LGBTI e këto komunitet vazhdojnë të jetë një nga komunitetet më të rrezikuara dhe më të diskriminuara nga shoqëria kosovare[…]të gjithë personat, lesbike, gay, biseksual, transgjinor, inter-seks jo binar janë taksapagues të këtij shteti dhe të drejtat i kanë të garantuara me ligj dhe kushtetutë. Shteti duhet të fokusohet në parandalimin e fatkeqësive e jo të marrin masa para se këto të ndodhin”, theksoi ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!