×
  • Lajme
  • Lajme

    Qipro s’ndërron pozicion ndaj Kosovës, thotë ambasadori qiproit në Beograd

    Reporteri
    10 Nëntor 2022 | 11:28
    Ambasadori qiproit në Beograd, Dimitrios Theophylaktos

    Qiproja nuk ka ndërmend të ndërrojë qëndrim rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë ambasadori qiproit në Beograd, Dimitrios Theophylaktos, në një intervistë për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Në linjë me narracionin e Beogradit, ambasadori tha se është Kosova ajo që “nuk përmbush obligimet” e Marrëveshjes së Brukselit, të cilën e quajti “e vetmja kornizë për progres në dialog”.

    “Qëndrimi i Qipros, si edhe disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, është i mirënjohur. Ne gjithashtu jemi viktima të agresionit dhe kemi situatë të njëjtë në Qipro. Për sa kohë Rezoluta 12/44 të jetë e vlefshme, ne e konsiderojmë pavarësinë e shpallur njëanshëm si të paligjshme”, ka thënë Theophylakto në pyetjen rreth pozicionit të Qipros ndaj aplikimit të Kosovës në BE.

    Qasjen e Qipros ndaj Kosovës, ai tha se nuk e sheh të ndryshueshme derisa u thirr edhe në poziiconin e katër shteteve tjera mosnjohëse të BE’së, për ta arsyetuar mosnjohjen e Kosovës.

    Situatën aktuale me tërheqjen e serbëve nga intsitucionet në Kosovës ai e komentoi si “të tensionuar dhe me potencial përshkallëzimi” derisa shtoi edhe se “Qiproja mbështet plotësisht misionin dhe përpjekjet e përfaqësuesit special të BE’së, Miroslav Lajçak”.

    “Edhe çështjet teknike si ajo e targave, mund të çojnë në përshkallëzim dhe mund të ushqejë konflikt më të madh në të terren. Ne plotësisht mbështesim dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe e shohim se Qeveria e Serbisë ka qenë konsistente në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

    “Fatkeqësisht, dhe ne nuk jemi të vetmit që e shohim këtë, Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj. Kjo është e arsye e konsiderueshme se pse jemi në këtë situatë”, ka vazhduar të thotë ai.

    “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të vetëpërmbahen, të shmangin retorikën që mund të sjell tensione dhe shpresojmë se në dialog do të mbizotërojë vullneti i mirë. Aktualisht ne shohim se është njëra palë ajo që nuk po përmbush obligimet dhe bëjmë thirrje të respektohet Marrëveshja e Brukselit, e cila është e vetmja kornizë për përparim në dialog”.

    Pyetur se a ka presion ndaj Qipros për të ndërruar pozicion në raport me Kosovën, ai tha se është normale që disa vende provojnë të imponojnë vullnetin e tyre, por se këtë nuk do ta quante presion, transmeton Reporteri.net.

    “Por presion ose jo, ka disa çështje të interesit jetik nacional. Prandaj ne nuk u nënshtrohemi presioneve dhe qëndrojmë në pozicionin tonë parimor”, tha ambasadori qiproit.

    Kohëve të fundit, pas lajmërimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se deri në fund të vitit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, diplomacia serbe është aktivizuar në kundërfushatë te pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE.

    Kryediplomati serb, Ivica Daçiç, tha se homologu qiproit i tij ia ka kumtuar pozicioni e Qipros se po qe se edhe vetë Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, Qiproja nuk do ta bënte./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!