×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e Pejës s’mund ta përdorin rëntgenin, mungon filmi

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 21:17

    Banorët e Pejës dhe fshatrave për rreth të cilët kanë nevojë për shërbimin e rëntgenit i duhet të udhëtojnë në ndonjë qytet tjetër.


    Arsyeja është se ky shërbim aktualisht nuk kryhet as Qendrën e Mjekësisë Familjare e as në spitalin e qytetit.

    Qazim Haskaj është një prej qytetarëve që kërkoi së fundmi shërbimin e rëntgenit në Pejë, por nuk mundi ta marrë nga kjo qendër, për shkak se aparati i ri ende nuk është aktivizuar, raporton KTV.

    i thotë se është i zhgënjyer nga shërbimi në QKMF dhe gjithashtu edhe në spital.

    Aparati i ri i rëntgenit, i është dhuruar si donacion QKMF- së në Pejë.

    Kryeshefja në këtë Qendër, Arjeta Musliqi, thotë se ky shërbim nuk mund të ofrohet, sepse Instituti i Mjekësisë së Punës, nuk ka bërë ende matjen e rrezeve.

    Kurse, mungesë të rëntgenit ka edhe në Spitalin e Pejës, e drejtori i tij Skënder Dreshaj thotë se për të, mungon filmi i nevojshëm për funksionim.

    Ndryshe, për mungesën e filmit të rëntgenit, Dreshaj thotë se bartja e kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë në SHSKUK, ka bërë që të ketë vonesa të lidhjes së disa kontratave.

    Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, ditë më parë, kanë njoftuar se bartja e kompetencave është bërë dhe brenda një kohe të shkurtër SHSKUK-ja do të ketë mundësi të lidhë kontrata të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!