×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarit nuk i lejohet ta takojë kryetarin e Ferizajt, sulmon policin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 23:10

    Drejtorët komunal po mbanin një mbledhje brenda. Por jashtë Komunës së Ferizajt, dikush kishte hesape për të qëruar.


    Hafir Avdyli, po tentonte të futej me dhunë në komunë për ta takuar kryetarin. Pasi që nuk u lejua,  sulmoi edhe fizikisht policët dhe sigurimin e komunës.

    Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua nga Policia e Kosovës.

    E këta të fundit, thonë që 51 vjeçari është emër i njohur për policinë

    Sipas Gashit, personi në fjalë ka probleme psikike.

    E sipas Komunës së Ferizajt, kjo nuk është hera e parë që ky person po e sulmon objektin dhe punëtorët e Komunës.

    Megjithëkëtë, drejtori i mirëqenies sociale, Bekim Ademi, ani pse i pranishëm në kohën kur ndodhi rasti, hezitoi të flasë para kamerës.

    Kjo me arsyetimin se i njëjti mund t’i sulmojë pas deklarimit në media.

    Ata preferuan një përgjigje me shkrim.

    Sipas komunës së Ferizajt, organet e rendit nuk po bëjnë sa duhet për ta ndaluar këtë person.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!