×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragmi Mustafa: Të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë zvogëluar

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 20:35

    Ndërsa në Kosovë komunitetit pakicë serbë ju njihet të gjitha të drejtat, njejtë nuk ndodh me të drejtat e shqiptarëve në Serbi.


    Se po shkelen me të madhe të drejtat e shqiptarëve nga autoritetet serbe e thonë vet përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarë në Serbi, Ragmi Mustafa gjatë një takimi që mbajti me delegacionin e Këshillit të Evropës për çështje të të drejta të pakicave kombëtare, ka treguar për problemet që komuniteti shqiptar përballet në Serbi.

    Mustafa theksoi problemet e mëdha në arsim, kulturë dhe në përdorim të gjuhës.

    “Të drejtat e shqiptarëve në Ligjin për Pakicat Kombëtare të miratura vitin e kaluar janë ulur. Ka probleme të mëdha në arsim, mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, në kulturë dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivele lokale nga ana institucioneve rajonale dhe republikane.”, ka thënë Mustafa. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!