×
  • Lajme
  • Botë

    Rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi, ende pa rrymë

    Reporteri
    11 Shtator 2023 | 18:32

    Si pasojë e mungesës së rrymës, rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

    Në qytetin Volos me 150.000 banorë, rrjeti i furnizimit me ujë është shumë i dëmtuar, prandaj banorët e zonës janë duke siguruar furnizime nëpër rrugë alternative, ka raportuar të hënën faqja e lajmeve ERT.

    Sipas brigadës së zjarrit, pothuajse 4.500 persona janë shpëtuar deri më tani, mirëpo puna e ekipeve të shpëtimit është duke vazhduar.

    Ka ende njerëz të zhdukur dhe numri i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 15 të hënën, ka thënë kjo brigadë.

    Shkalla e saktë e dëmeve nuk dihet ende, pasi në shumë zona shihen vetëm kulmet e shtëpive.

    Javën e kaluar Greqia është përballur me stuhi të fuqishme.

    Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra dhe qyteza.

    Sasia e shiut ka arritur në nivele të pashembullta – më shumë se 700 milimetra në më pak se 24 orë./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!