Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim më të shpejt të marrëveshjes bazë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në Twitter, ku ka shpërndarë deklaratën e emisarit evropian, Miroslav Lajçak pas takimit që pati me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç dje në Bruksel, teksa ka thënë se rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafundme mes Kosovës dhe Serbisë.
“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Rama.
Tutje ai ka thënë se dialogu nuk mund të bëhet një lojë fajësimi i Ballkanit të Vjetër.
Kryeministri Shqiptar shkruan në Twitter se ajo që i nevojitet rajonit është të vazhdohet para, para se të jetë shumë vonë.
“Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Rama në Twitter.
The EU needs to act firmly to secure a swift implementation of the Basic Agreement. Our region cannot become a hostage of a neverending crisis between Kosova and Serbia. We cannot allow nor the Northern Kosova, where the line between organized crime and local politicis is… pic.twitter.com/3luccJoyFd
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2023
Lajçak dje ka thënë se ka pasur një “takim të dobishëm” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe se janë pajtuar që duhet të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.
“Pata një takim të dobishëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryenegociatorët. Ne ramë dakord se është jashtëzakonisht urgjente të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të arritur përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ai më parë është takuar edhe me kryenegociatorët e palës kosovare dhe asaj serbe, në takime dypalëshe, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun, duke filluar nga zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe deeskalimi në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme./Reporteri.net/