×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiç kërcënon, Kurti s’e shkarkon

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 10:42
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri për Komuniteti dhe Kthim, Goran Rakiç

    Dikur kryeministri kosovar, Albin Kurti, konkretisht në tetor të vitit të kaluar, e kishte quajtur “paqeruajtës”, por ministri i tij serb, Goran Rakiç, nga Beogradi, këtë të enjte, paralajmëroi bllokim të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kemi marrë garancione dhe siguri të fortë nga presidenti Vuçiç”, u lajmërua Rakiç pas takimit me krerët e shtetit serb në Beograd. Krejt kjo pasi Lista Serbe kërkoi “takim urgjent” për çështjen e përmbylljes së afatit të konvertimit të targave në RKS.

    Ministri për Komuniteti dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, u shpreh se “do të përdorim të gjitha mjetet” nëse puna vjen “në konfiskimin e pronave” derisa shtoi se “prona tona janë edhe targat dhe veturat”.

    “Nëse Prishtina fillon veprime të dhunshme, do të bllokojmë të gjitha kalimet dhe hyrjet nga Veriu”, u shpreh ai, kërcënueshëm.

    Rakiç, në tetor të vitit të kaluar kishte përdorur një nga referencat më famëkeqe ndaj autoriteteve kosovare. “Kristallnacht”, kishte thënë ai, është ajo “çfarë po u bëhet serbëve”.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç

    I pari që kishte reaguar ndaj kësaj reference, kishte qenë vetë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode. Krahasimin e aksionit policor me “Natën e xhamave të thyer”, ambasadori gjerman e kishte quajtur të papranueshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkruante Rohde.

    Por, kryeministri kosovar, Albin Kurti, përkundrazi, kishte heshtur ndaj një reference të tillë. “Kristallnacht” është një nga netët më tragjike që ka njohur historia e njerëzimit kur paramilitarët nazistë masivisht vranë hebrenjtë më 9-10 nëntor, 1938.

    “Me atë çfarë di unë dhe çfarë më ka thënë ai, ai është kujdesur që situata të mos tensionohet”, ishte shprehur kryeministri Kurti në konferencë për media, kur ishte pyetur “pse nuk e shkarkon?” Rakiç’in.

    Kurti ishte shprehur se “nuk do të merr ndonjë masë ndaj tij”.

    Rakiç është ndjerë rehat, në kërcënime, pasi askush s’e ka marrë mundin ta shkarkojë.

    Kujtojmë se Kurti, atëbotë opozitarë, kishte ndezur një nga protestat më të mëdha në vend për të shkarkuar Aleksandër Jabllanoviçin, kur ky i fundit kishte ofenduar Nënat e Gjakovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!