×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiç sërish kërcënon me dalje nga institucionet, i drejtohet edhe KFOR-it “të mos marrin anën e Prishtinës”

    Reporteri
    22 Gusht 2022 | 15:34

    Nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi do të nisim daljen nga institucionet e Kosovës, kërcënoi sërish për të disatën herë me radhë Lista Serbe në një konferencë për media, transmeton “Reporteri.net”.

    Madje, përveç kësaj, ata thanë se me daljen e tyre nga institucionet zhbëhet edhe dialogu i fascilituar nga BE-ja, për çka thanë se “është bërë e pakuptimë nga Prishtina e cila refuzon ta themelojë asociacionin për gati se dhjetë vite”.

    Krejt kjo pas aplimit të masave reciproke të qeverisë kosovare ndaj Serbisë, përkatësisht rreth targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe si dhe reciprociteti për dokumentet e udhëtimit hyrëse/dalëse që regjimi i Beogradit aplikon ndaj shtetasve të Kosovës medhjetëra vite.

    Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe njëherit edhe ministër për komunitete dhe kthim në qeverinë kosovare, u bëri thirrje KFOR-it që “të ruajnë paqen dhe sigurinë e të gjithëve, sipas mandatit të Rezolutës 12/44”.

    “U bëj thirrje atyre, që nëse ndodh, të parandalojnë përndjekjen e serbëve dhe të mos rrinë pasivë si në vitin 2004. Nuk janë këtu që të marrin anën e Prishtinës dhe të parandalojnë njerëzit tanë në luftën e tyre për të drejtat politike dhe njerëzore të tyre”, ka thënë Goran Rakiç.

    Rakiç tha se i ka thënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se “kjo çfarë po ndodh është e papranueshme”, derisa përsëriti fjalën e tij se “Serbia nuk do të lejojë një Stuhi të re me kolona traktorësh”.

    “Populli jonë, veçanërisht të moshuarit, i mbajnë mend mirë ato. Serbia nuk do ta lë popullin e saj në lloç”, tha Goran Rakiç.

    Presidenti i Serbisë, në mënyrë dramatike gjatë kohës sa po zhvilloheshin negociatat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u bëri thirje përmes mediave të afërta të tij që të bëjnë të ditur thirrjen për “takim emergjent” me serbët e Kosovës në Beograd.

    Gjatë një takimi gati dy-orësh, Vuçiç doli në konferencë për media ku tha se në rast të përshkallëzimit të situatës, “nëse KFOR’i s’i mbron serbët në Kosovë, atë do ta bëjë Serbia”./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!