×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq: QUINT-i dhe BE-ja po kërkojnë mbajtjen e referendumit, ta shohim a do ta mbajnë fjalën të dielën

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 15:05

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur për media pas takimit me presidentin Aleksander Vuçiq ku ka thënë se beson që BE-ja do ta përmbushë premtimin e saj të dielën që referendumi i Serbisë të mbahet në Kosovë.

    “Ne besojmë në BE, por do ta shohim të dielën nëse do t’i përmbushë premtimet e saj. BE-ja dhe pesë shtetet e QUINT-it kanë dalë me deklaratë dhe qartë u thanë autoriteteve në Prishtinë që referendumi të mbahet në Kosovë”, tha Rakiq.

    Rakiq ka thënë se EULEX-i do ta tregojë fytyrën e tij të dielën.

    “Në Prishtinë e kundërshtojnë Open Balkan, tani ata nuk po na lejojnë që të shkojmë në BE, ky është hapi që Brukseli po e kërkon. Hapja e kapitujve dhe referendumi po mbahet sepe BE-ja po e kërkon. Ne kërkojmë nga BE-ja që të kalojë nga fjalët tek veprimet. Të dielën EULEX-i do ta shfaq fytyrën e tij”, ka thënë Rakiq pas takimit.

    Në takimin e Listës Serbe me presidentin Vuçiq ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i këtij subjekti, Milan Radojiçiq i sanksionuar së fundi nga Departamenti amerikan i Thesarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!