Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një postim tjetër për shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefen Kurti”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ekipet e kryeqytetit kanë nisur të mbushin gropën.
Rama ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në këtë zonë deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Postimi i tij:
Ekipet e Kryeqytetit kanë filluar mbushjen e gropës në rrugën “Don Shtjefen Kurti”.
Lus qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e plotë të situatës.