Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve për përfshirjen e një zyrtari në rastin e dyshuar të tjetërsimit të pronave në kryeqytet, duke sqaruar se personi nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës.

Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditur se zyrtari i dyshuar është i punësuar në Arkivin Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Ai i ka cilësuar si të pasakta raportimet që e paraqesin personin si punonjës të komunës.

Reklamë

“Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të Ministrisë së Kulturës! Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!”, ka shkruar Rama.