×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Jemi përafruar me të gjithë, ka energji pozitive për të zgjedhur kryesuesin

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 10:40

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke mos përmendur emra të partive me të cilat do të formojë shumicën në Kuvend, ka thënë se “ekziston energji pozitive për ta zgjedhur kryesuesin”.

    “I kam ftuar të gjithë të bashkëqeverisim dhe jemi në proces. Jemi në proces dhe do ta merrni vesh shumë shpejt”, ka thënë ai ndërsa i pyetur për bashkëpunimin me PDK-në, ka shtuar se “jemi të përafruar me të gjithë”.

    “Është energji pozitive, e mirë, e marrëveshjes. Ta krijojmë shumicën për të mirën e qytetarëve. T’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i shtyjmë proceset përpara”, ka thënë ai për mediat.

    Propozohet emri për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Rama është shprehur i habitur me bojkotimin që asamblistët e AAK-së ia bënë seancës kur pritet votimi i kryeasamblistit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!