×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarata

    Rama: Nga nesër ndërpritet transporti publik

    Reporteri
    23 Nëntor 2025 | 13:41

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media ku ka ngritur shqetësime serioze lidhur me situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet.

    Rama konfirmoi se nga nesër do të ndërpritet transporti publik.

    “Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës në këtë konferencë.

    Ai theksoi se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.

    Rama: Prishtina është futur në rrezik për shkak të bllokimit politik të buxhetit – zgjedhjet kanë përfunduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!