Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit.
Ai ka shprehur pritjen që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Rama ka theksuar se nga qeveria e re pret punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, sidomos pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar.
Postimi i plotë:
Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit. Shpresojmë që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Shoqëria jonë ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, për institucione funksionale dhe për një kulturë bashkëpunimi që i përgjigjet standardeve të një demokracie moderne.
Si Kryeqytet nga kjo qeveri më shumë se retorikë, presim punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, sidomos pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar.
Koha kërkon seriozitet, vizion dhe angazhim real në shërbim të së mirës së përbashkët.
/Reporteri.net/