×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj sfidon Albin Kurtin

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 11:26

    Në kuadër të fushatës “Mbjelle një pemë”, pas Presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot iu ka përgjigjur ftesës së ish-presidentës Atifete Jahjaga. I pari i Qeverisë vendosi që pemën ta mbjellë në Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave.


    “Sot iu përgjigja ftesës së Presidentës Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjelle një pemë”. Zgjodha Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën”, ka shkruar Haradinaj.

    Që të vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, kryeministri sfidoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi.

    “Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë”, ka porositur Haradinaj. Pema e parë e sfidës, “Mbjellë një pemë” është mbjellë më 4 prill të këtij viti dhe si qëllim kryesor ka që qytetarët të kontribuojnë më shumë për ambientin.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1133940810063665

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!