Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due.

Pas takimit, Terras ka thënë se, pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi i Kosovës ka arritur të zgjedhë kryesinë, ndërsa sfida e radhës dhe kryesore mbetet zgjedhja e presidentit.

“Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës”, ka shkruar Terras.

Reklamë

Ai ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me shefin e UNMIK-ut.