Pa aprovimin e KFOR-it Serbia s’mund të dërgojë trupa në Kosovë. Kështu u kujdes t’ia rikujtojë autoriteteve të Serbisë, ministri i ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç.
“Nuk ma ha mendja se KFOR-i madje e konsideron këtë opsion”, ka thënë Rashiç për të përditshmen serbe “Danas” duke komentuar dekalrimet e krerëve të shtetit serb se po konsiderojnë marrjen e një vendimi të tillë për dërgimin e rreth 1 mijë trupave serbe në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Për aq më kujtohet mua, simbas vetë Rezolutës 12/44, Serbia mund të dërgojë deri 1 mijë trupa në Kosovë, ama vetëm me aprovim dhe koordnim me KFOR-in. Dhe, në këtë rast, s’ma ha mendja që KFOR-i madje e konsideron këtë opsion”, ka thënë Nenad Rashiç.
Është e nevojshme që këto “pasione etnike” të qetësohen, bëri thirrji ministri serb në qeverinë kosovare, i cili kohëve të fundit ka qenë target i një fushate të ashpër demonizimi nga krerët e shtetit të Serbisë. Vetë presidenti i atij shteti, Rashiçin e quajti “llum i fundit të koshit”.
Pyetur rreth rritjes së prezencës policore në pjesën veriore të Mitrovicës, Rashiç tha se me aq sa është i informuar, shqiptarët dhe boshnjakët në atë zonë kanë kërkuar siguri.
Tutje, Rashiç ka thënë se në një takim që do të zhvillojë me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, do t’i kërkojë këtij të fundit shtyrje të zgjedhjeve në katër komunat veriore./Reporteri.net/