×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale, më 2 maj diskutohet draft-statuti i Asociacionit

    Reporteri
    24 Prill 2023 | 14:53
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq

    Në zgjedhjet e veriut të Kosovës, shumica e serbëve nuk morën pjesë. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq e vlerësoi këtë si një tregues se interesat e komunitetit serb po përdoren si mjet për beteja politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Megjithatë, Rashiq u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si legale dhe pa incidente.

    Ai kritikoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq për presion të vazhdueshëm ndaj serbëve lokal që jetojnë në Kosovë.

    “Së pari jam shumë i kënaqur se ka kaluar pa incidente pa kurrfarë konflikti, ka kaluar në ambient të qetë dhe unë jam i kënaqur edhe pse nuk konsideroj me këto rrethana që zgjedhjet kanë qenë një zgjidhje perfekte, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ligjet përcaktojnë se sa kemi afat për mbajtjen e zgjedhjeve. Unë e respektoj këtë element sepse në duhet të respektojmë ligjet. Për fat të keq e kemi parë edhe një herë që ndikimi i cili është zakonisht i vrazhde i cili në këtë aspekt partia politike e cila përfaqëson presidentin Vuçiq nuk hezitoi të bëjë gjithçka që është e mundur që të mbesin në pushtet”, ka thënë ai.

    Në takimin e dy majit në Bruksel, do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit, por Rashiq tha se serbët nuk kanë përfaqësuesit e duhur teksa shprehu shpresën që takimi do të jetë i inovativ dhe konstruktiv.

    “Në takimin e radhës më dy maj unë pres që pala kosovare do të jetë të them inovative dhe konstruktive. Edhe vetë Kurti ka treguar në takimin e fundit në Ohër. Konsideroj që është arritur një marrëveshje sipas meje është e mirë sepse ka një logjik të moskonfliktit, i cili për serbët e Kosovës është me i vlefshëm”, ka thënë ai.

    Ai e quajti deklaratën e Milan Rajdoçiqit të rrezikshme, i cili ka thënë se nuk do t’i lejojë komunat veriore të udhëhiqen nga shqiptarët.

    “Kjo deklaratë është e rrezikshme dhe unë lus nëse mund të dëgjoja ata që bëjnë deklarata të tilla, i lus që të përmbahen nga deklarata që në mënyrë direkte ose indirekte potencojnë që mund të ketë një pengesë të marrjes së pushtetit. Prapë e di që ndoshta kjo është jo e fjalëve, në këtë rast ndoshta mund të thoni që nuk ka legjitimitet por megjithatë aty ka legalitet. Ose më mirë me fjalë të shkurta edhe pesë njerëz të dalin në zgjedhje llogaritet se ai që merr 5 i fiton zgjedhjet”, u shpreh Rashiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!