×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashit Qalaj largon nga detyra drejtorin rajonal të Policisë në Gjakovë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 16:56

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka nisur disa ndryshime në strukturën e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe në ato rajonale. Këto ndryshime e kanë përshirë edhe drejtorin rajonal të Policisë në Gjakovë.


    Ahmet Hasi nuk do të jetë më në krye të Policisë rajonale të Gjakovës.

    Vetë Hasi ka konfirmuar për Reporteri.net ndryshimet në pozitën e tij. Ndonëse, sipas tij ende nuk ka marrë vendim për largim nga pozita që ka.

    Sipas tij, do t’i ndryshohet vetëm pozita dhe se nuk bëhet fjalë për largim nga Policia.

    Madje, ai lë të kuptohet se do të ketë edhe ndryshime tjera brenda stacionit policorë që drejton.

    “Nuk kemi marre ende vendime, por pritet të hënën t’i marrim. Dikush i merr me herët dikush me vonë”, tha Hasi për Reporteri.net.

    Megjithatë, ai nuk specifikon se pse ka ardhur deri tek ky vendim për largimin e tij nga pozita e shefit të policisë rajonale të Gjakovës.

    “Këto ndryshime janë parapa të bëhen, për të mirën e policisë”, ka shtuar Ahmet Hasi.

    Ndryshime të tilla si në Gjakovë, gjatë ditëve në vijmë janë paralajmëruar të ketë edhe në stacionet tjera rajonale të Policisë.

    Këto zhvillime në Polici po ndodhin vetëm pak muaj pasi në krye të saj ka ardhur Rashit Qalaj – gushtin e vitit 2018, me anë të një konkursi që një herë ishte anuluar.

    Qalaj u zgjedh drejtor i përgjithshëm pasi nga detyra ishte dorëhequr Shpend Maxhuni, gjoja pas skandalit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Por, vetëm pak javë më pas, Maxhuni u emërua shef i AKI-së.

    Ndryshe, Policia e Kosovës disa herë është përfshirë në skandale të ndryshme. Në veçanti në muajt e fundit në publik kanë dalë një mori të tilla, dhe raste nga më të ndryshmet, prej dyshimeve për keqpërdorim të detyrës, ushtrim të ndikimit, përfshirje në vjedhje, dhunim e deri në vrasje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!