Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.

Sipas një njoftimi për media Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, do të organizojë protestë.

Sipas njoftimit thuhet se në këtë protestë do të kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Reklamë

Protesta mbahet nga ora 12:00 në sheshin ‘’Skenderbeu’’.

Për vrasjen e Arlinda Zekajt, u protestua edhe në sheshin ” Skënderbeu” në Prishtinë dje dhe sot.

Protestë është paralajmëruar edhe në qytetin e Mitrovicës ditën e nesërme.

Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.