×
  • Lajme
  • Lajme

    Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Zvicër për menaxhimin e burimeve ujore në Kosovë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 16:48

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Zvicrës për programin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë.

    Të 83 deputetët që ishin të pranishëm votuan për, duke e kaluar këtë projektligj pa asnjë votë kundër.

    Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se ky projekt pritet të zhvillohet përgjatë dhjetë viteve, gjegjësisht në vitet 2021-2031.

    Ai tha se projekti ndahet në tri faza, ku qeveria zvicerane pritet të kontribuojë me 18.9 milionë euro, ndërsa Kosova me 5.7 milionë euro.

    Faza e parë parashihet të përfundojë në pesëvjeçarin e parë, ku do të investohen 8.2 milionë euro nga Zvicra dhe 1.7 milion euro nga Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!