Reagime pasi Kurti nuk e vendosi flamurin e Kosovës në takim me Lajçakun

Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.


Për takimin Kurti-Lajçak ka reaguar ka reaguar Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Behramaj ka aluduar se në këtë takim nuk ishte prezent flamuri i Kosovës, por vetëm ai kombëtar.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

“Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj Flamurit të Kosovës”, ka thënë ai.