Kreu  qeverisë  shqiptare, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me sken;n e dhunës në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje masive mes deputetëve të opozitës e pozitës.

Rama shkruan se të tilla reagime në parlament njollosin Kosovën dhe i bëjnë dëm asaj në sytë e aleatëve.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”, shkruan Rama.

Reklamë

Çka ndodhi sot në Kuvend?

Ngjarja ndodhi shumë shpejtë.

Reklamë

Siç shihet në pamjet e publikuara, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

Në atë moment zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë.

Ndërkohë që sigurimi i Kuvendit e ka rrethuar në mbrojtje Kryeministrin Kurti.

Reklamë