Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas raportimeve se e ka sulmuar, kryetarin e degës së VV-së në këtë komunë, Hysni Mehanin.
Lushtaku shtoi se etiketimet si “Sami Serbia” nuk i durojnë më qytetarët, prandaj edhe reaguan, duke aluduar se nuk ishte ai që ka sulmuar.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar shkurt ai.
VV-ja përmes një postimi akuzoi Lushtakun se e ka sulmuar Mehanin. Ata madje publikuan një foto të tij të përgjakur./Reporteri.net/