×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Zyra e Presidentit: Lajmin për njohjen nga Xhamajka e morëm nga Vlora Çitaku

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 10:38

    Pas lajmit se shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, lajm ky që fillimisht u dha mbrëmë nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.


    Në reagim thuhet se Zyra e Presidentit të Kosovës mbrëmë është njoftuar zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës, shkruan Reporteri.net.

    “Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit për Reporterin.

    “Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet tutje në reagim.

    Kujtojmë se sot Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

    Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

    “Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!