×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë eurove për rrymën në veri

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 11:52

    Me shumicë votash, Komisioni parlamentar për buxhet ka refuzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për ndarjen e 33 milionë eurove për rrymën në veri, gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit për Buxhetin 2022.

    Komisioni është duke i shqyrtuar një nga një kërkesat e institucioneve për mjete shtesë buxhetore.

    Megjithatë shumicën prej tyre deri tash i ka refuzuar. Komisioni në fjalë ka refuzuar kërkesën e specializantëve për pagat. Po ashtu ky komision me shumicë votash ka refuzuar kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për krijimin e tetë pozitave të reja për punë, rritjen e fondit për paga dhe mëditje.

    Kësisoj edhe kërkesa e KOSTT-it për 33 milionë euro për rrymën në veri është refuzuar nga Grupi punues dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Po kështu komisioni ka refuzuar edhe kërkesën e Këshillit Gjyqësor për rritjen e buxhetit për këtë institucion, shkruan KP.

    Ndaj këtyre refuzimeve të kërkesave për Këshillin Gjyqësor dhe Avokatin e Popullit, ka reaguar deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, i cili tha se këto refuzime janë në kundërshtim me parimin e institucioneve. Hoti tha se në këtë mënyrë siç po refuzohen kërkesat, Kuvendi dhe Komisioni për Buxhet do të vije në situatën për leximin e tretë të këtij buxheti.

    Ndërsa, kryesuesi i Grupit punues, Eman Rrahmani, tha se arsyet e refuzimit të këtyre kërkesave është për shkak të tavaneve buxhetore.

    Po kështu Komisioni ka refuzuar dy kërkesa të ARKEP-it për rritjen e buxhetit për paga dhe mëditje.

    Gjatë shqyrtimit të kërkesave, Rrahmani ka deklaruar se Grupi punues ka vendosur të mos përkrahet kërkesa e AKI-së për punonjës shtesë dhe për paga.

    Po ashtu Komisioni pas shqyrtimit të Grupit punues ka vendosur që mos të aprovohen 31 kërkesat e komunave në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!