×
  • Lajme
  • Lajme

    “Retorika nxitëse” që e shqetësoi BE’në, ShBA nuk i komenton “kërcënimet për luftë” mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 18:03

    Bashkimi Evropian para disa ditëve reagoi ndaj liderëve të Kosovës dhe Serbisë që t’i japin menjëherë fund armiqësive të ndërsjella.

    Retorika nxitëse dhe veçanërisht deklaratat për luftë dhe konflikt, tha Bashkimi Evropian, “janë tejet shqetësuese”.

    “Politikanët e lartë të dy palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe, potencialisht, dhunës në rajon”, shkruante në reagim.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk janë deklaruar rreth situatës.

    Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të merr një vlerësim amerikan rreth çështjes në fjalë.

    Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë të hënën për Gazetën Online Reporteri.net se deri “në këtë kohë, nuk kemi asnjë koment”.

    Kryeministri i Kosovës, në një seri intervistash për media të huaja ka thënë se rreziku real për përshkallëzim të konfliktit ka qenë ekzistent.

    Në anën tjetër presidenti serb, adresuar qytetarëve serb në frekuencat e televizionit nacional, u tha se “po përgatitet një [operacion ushtarak] Stuhi e re ndaj serbëve”.

    Kurti ka thënë se pikërisht ngase “asgjë nuk do të kishte ndodhur më 1 gusht” Beogradi ka kryer fushatë të egër dezinformuese dhe frikëndjellëse ndaj komunitetit serb të Kosovës.

    Fjalimi i Vuçiç, nga opinionistë në Beograd u krahasua me atë të Slobodan Millosheviçit në Gazimestan në vitin 1989 kur paralajmëronte “beteja të armatosura”.

    Në dritën e tensioneve të para 1 gushtit, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, u kërkoi liderëve kosovarë të shtyejnë zbatimin e masave të reja ndaj Serbisë.

    Kjo si pasojë e fushatës së madhe dezinformuese serbe dhe ruse.

    Madje, rrjete të propagandës serbo-ruse më 31 gusht, kishin shpërndarë sasi të mëdha dezinformacione për gjoja vrasje, shtënie, plagosje, dhe futje të ushtrive duke provuar ta paraqisnin luftën si punë të kryer, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vetë ekspertë të sigurisë në Beograd konstatonin se kjo ishte fushatë ruse, dhe se Moska ishte e interesuar që të ndiztte konflikt në veri, dhe atë “sa më të përgjakshëm” – krejt kjo, sipas tyre, që të zhvendosej vëmendja nga lufta në Ukrainë.

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, menjëherë aranzhoi takim të Nivelit të Lartë mes kryeministrit kosovar Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç – takim ky që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.

    Edhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltetnberg do të takohen ndarazi me liderët përkatës një ditë para takimit me Borell. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!