×
  • Lajme
  • Lajme

    Richard Grenell bëhet analist politik në një televizion

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 11:28

    Televizioni konservator i lajmeve Newsmax në SHBA, të mërkurën njoftoi se ka punësuar si zv/president të televizionit dhe po ashtu si analist ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të Donald Trump, Richard Grenell.

    Kjo lëvizje vjen pasi Newsmax si rrjeti dominues në rrjetin kabllor, përballet me rishfaqjen e Fox News në 2021 veçanërisht në mesin e shikuesve konservatorë pro Trump.

    Grenell, dikur i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, vazhdon të jetë akoma aktiv në politikë. Disa javë më parë qëndroi në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Vizitat e tij në Ballkan, përfshinë edhe një të tillë në Kosovë.

    Tashmë, është e ditur se Grenell, është një nga figurat më me ndikim dhe më kredibilitet në kampin e Partisë Republikane në ShBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!