×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli i përgjigjet opozitës: Shteti nuk blen energji, blejnë furnizuesit

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 13:06

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se furnizuesit në Kosovë nuk kanë blerë energji me kohë, ashtu siç do të duhej vite më parë.

    Ajo, në seancën e Kuvendin të Kosovës, u është përgjigjur opozitës ndaj kritikave të tyre se pse ka eksportu KEK-u gjatë verës dhe pse nuk është planifikuar energjia më mirë.

    -Nuk është mundësia me u bë një bllok verës e me i bë gjashtë blloqe dimrit, kapacitetet janë fikse.

    -Sikur të ishte liberalizimi i tregut që ju e keni parandaluar, po thoni që do të ishte situatë tjetër, është e vërtetë sepse do t’i kishim 80 firma në treg të liberalizum të cilat do ta paguanin rrymën deri në 500 euro për megavatë në orë, por nuk besoj që do të na ndihmonte kjo.

    -Shteti nuk ka blerë energji me kohë, këtu së pari më duhet t’iu sqarojë që shteti nuk blenë energji, janë furnizuesit ata të cilët blejnë energjinë, e dyta nuk është forward market – futures market dhe e treta ma tregoni një vend, nëse veç e keni këtë kritikë për KESKO-në që nuk ka blerë energji më herët, ju ftoj të na tregoni një vend që në këtë mënyrë e ka kaluar krizën energjetike.

    -Shtetet e tjera janë prekur më herët nga kriza energjetike për atë e kanë shpallur gjendjen emergjente më herët.

    -Kriza nuk ka lindë në Kosovë, e ka prekë Kosovën të fundit për arsye se deri vonë ne kemi arritur që konsumin  tonë ta mbulojmë me kapacitete vendore.

    -U tha që ZRrE vepron në direktiva të qeverisë, po ja u përkujtoj që ky Kuvend e ka votuar ZRrE-në dhe ZRrE-ja i raporton Kuvendit e jo Qeverisë.

    -Po thoni që qeveria po i rritë tarifat, po iu informojë që vendosja e tarifave është kompetencë e ZRrE-së e jo e qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!