×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Subencionimi do të zbusë rritjet e tarifave të kërkuara nga ZRRE-ja

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 15:55

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se subvencionimi prej 75 milionë eurove ishte zgjidhja më e mirë që mund të bëhej për qytetarët në këto momente, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Rizvanollit, subvencionimi do të zbusë dukshëm rritjen e tarifave të kërkuara nga ZRRE-ja. Ministrja bëri të ditur se rritja tarifës së lartë 0.21, me subvencionim do të bëhet 0.14, ndërsa tarifa e ultë nga 0.09 në 0.06.

    “ZRRE ka marrë një vendim nën presion politik në vitin 2021, duke hequr bllok tarifën. Vendimi i ZRRE nuk është final, por është në diskutim publik. Ne mund t’iu kërkojmë ndryshime. Kostot e importit dhe sektorit janë rritur shumë. Subvencionimi është i nevojshëm në këto rrethana. Për konsumatorët që harxhojnë nën 600 kWh çmimi do të mbetet i njëjtë, ata që harxhojnë mbi 600 kWh, subvencionimi do të zbusë dukshëm rritjen tarifore. Tarifa e lartë do të bëhet nga 0.21 në 0.14 cent, ndërsa tarifa e ultë nga 0.09 në 0.06. Subvencionimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve të ndjeshëm, konsumatorëve në nevojë. Tani për tani, zgjidhjen më të mirë e kemi gjetur me subvencionim”, ka thënë Rizvanolli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!