Zyra për Çështje të Komuniteteve përmes një eventi ka shënuar sot Ditën e Komunitetit Rom, ku u tha se kjo ditë është e gjithë qytetarëve të Republikës të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se kjo është një ditë e veçantë për Republikën e Kosovës, pasi historikisht populli i Kosovës ka jetuar bashkë me komunitetin rom.
Ai tha se në 10 vitet e fundit, Kosova ka shënuar arritje në përfshirjen e komunitetit rom, ku progres më konkret sipas tij ka shënuar Prizreni.
“Jam shumë krenar që në krahasim me shumë vende në Evropë, romët në Kuvendin e Kosovës kanë pasur një zë shumë të fortë dhe janë përfaqësuar edhe në nivelin lokal e qendror. Dita e këtij komuniteti është ditë e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Deputeti nga ky komunitet, Albert Kinolli tha se si komunitet rom nga Kosova duhet të jenë mirënjohës ndaj Qeverisë për atë që ka bërë deri më sot në përfshirjen e këtij komuniteti.
Ai bëri të ditur se janë duke realizuar një projekt i cili do të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së romëve, me ç’rast do të ndërtohen 42 shtëpi për ta.
“Ne jemi krenar që jemi pjesë e institutit më të lartë të Kosovës, Kuvendit, marrim pjesë me 5 këshilltarë në ministri të ndryshme dhe kemi një vend në ekipin negociator për bisedime me Serbinë”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.