×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahet djali i Nenad Rashiqit në Graçanicë

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 18:10

    Djali i politikanit të serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës.


    Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.

    Këtë e ka konfirmuar shkurt për Reporteri.net Nenad Rashiq.

    “Po është rrahur, gjendja shëndetësore e djalit është e mirë”, ka thënë shkurt, Rashiq, për Reporteri.net.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të konfirmuar këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kujtojmë se ish-deputeti dhe ish-ministri nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, është kundërshtar i fortë i Listës Serbe.

    Rashiq para zgjedhjeve të 14 shkurtit ngriti alarmin se Lista Serbe ka në plan të marrë më shumë se 10 deputetë, duke “kontrabanduar” emra në partitë apo iniciativat e komuniteteve të tjera. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!